Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Mumtahana Ayahs #8 Translated in Albanian

قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ وَالَّذِينَ مَعَهُ إِذْ قَالُوا لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَآءُ مِنْكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةُ وَالْبَغْضَاءُ أَبَدًا حَتَّىٰ تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَحْدَهُ إِلَّا قَوْلَ إِبْرَاهِيمَ لِأَبِيهِ لَأَسْتَغْفِرَنَّ لَكَ وَمَا أَمْلِكُ لَكَ مِنَ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ ۖ رَبَّنَا عَلَيْكَ تَوَكَّلْنَا وَإِلَيْكَ أَنَبْنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ
Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne jemi larg prej jush dhe prej atyre që i luteni ju, përveç Perëndisë, na nuk u besojmë juve dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, përderisa të mos besoni se ekziston një Perëndi i vetëm”; por, përveç fjalës së Ibrahimit (për të mirën e babës së tij): “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të shpëtuar ty prej dënimit të Perëndisë”. O Zoti ynë, te Ti mbështetemi dhe Ty të drejtohemi dhe te Ti do të kthehemi.
رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِلَّذِينَ كَفَرُوا وَاغْفِرْ لَنَا رَبَّنَا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
O Zoti ynë, mos lejo që të bijmë në provë të pafeve dh falna neve. O Zoti ynë, me të vërtetë, Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ ۚ وَمَنْ يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit. E kush shmanget, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur, Ai meriton tërë falenderimin!
عَسَى اللَّهُ أَنْ يَجْعَلَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ الَّذِينَ عَادَيْتُمْ مِنْهُمْ مَوَدَّةً ۚ وَاللَّهُ قَدِيرٌ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Ka gjasë që Perëndia do të lidhë (vendosë) dashuri midis jush dhe atyre ndaj të cilëve keni qëndrim armiqësor; Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe falës e mëshirues.
لَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ
Perëndia nuk ju ndalon të shprehni mirësinë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre, të cilët nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë (suaj) dhe që nuk ju dëbojnë juve prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Perëndia i don të drejtit.

Choose other languages: