Quran Apps in many lanuages:

Surah Saba Ayahs #23 Translated in Albanian

فَقَالُوا رَبَّنَا بَاعِدْ بَيْنَ أَسْفَارِنَا وَظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ فَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ وَمَزَّقْنَاهُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ
E ata thanë: “O Zoti ynë, bëne më të madhe distancën në mes udhëtimeve tona”. Andaj, i bënë dëm vetes, dhe Ne i bëmë ata objekt për t’i marrë nëpër gojë, dhe ata plotësisht i kemi shpartalluar. Dhe, në këtë, ka argumente për çdo të durueshëm dhe falenderues.
وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
Me të vërtetë, Iblisi e realizoi paramendimin e tij për ta – dhe ata shkuan pas tij, pos një grup besimtarësh.
وَمَا كَانَ لَهُ عَلَيْهِمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَنْ يُؤْمِنُ بِالْآخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِي شَكٍّ ۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ
Ai (Iblisi), nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta; Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. E, Zoti yt është mbikëqyrës i çdo gjëje.
قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِنْ شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُمْ مِنْ ظَهِيرٍ
Thuaju (o Muhammed!): “Thirrni ata të cilët i konsideroni (zotëra), pos Perëndisë! Ata nuk knë pushtet as sa pesha e një thërmie – as në qiej as në Tokë; nuk ka për ta (idhujtarët) as në qiej as në Tokë ndonjë shok, dhe Perëndia – nga ata, nuk ka kurrfarë ndihmësi”.
وَلَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ عِنْدَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ ۚ حَتَّىٰ إِذَا فُزِّعَ عَنْ قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ ۖ قَالُوا الْحَقَّ ۖ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
Për dikë tek Ai nuk bënë dobi angazhkmi, përpos atij që i jep leje për të. E, kur të hiqet frika nga zemrat e tyre, i thonë (shoqi-shoqit): “Çka tha Zoti juaj?” Përgjigjen: “Të vërtetën!” Ai është i lartësuar dhe i madh.

Choose other languages: