Surah Al-Hashr Ayahs #7 Translated in Albanian
وَلَوْلَا أَنْ كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْهِمُ الْجَلَاءَ لَعَذَّبَهُمْ فِي الدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُ النَّارِ
Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr,
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۖ وَمَنْ يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër.
مَا قَطَعْتُمْ مِنْ لِينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَىٰ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ
Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai (Perëndia) t’i poshtërojë ngatërrestarët.
وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
E, atë që Perëndia ia ka dhuruar (kthyer prej ngatërrestarëve) Profetit të Vet, e që ju nuk e keni marrë si plaçkë me sulmim as të kuajve as të deeve, por që, Perëndia i jep pushtet profetëve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
مَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنْكُمْ ۚ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Pasuria e mbetur e fshatrave, të cilën Perëndia ia ka dhuruar Profetit të Tij, u takon: Perëndisë dhe Profetit të Tij, dhe të afërmëve të tij (Pejgamberit), bonjakëve, të varfërve, dhe udhëtarëve të rastit, - në mënyrë që të mos bie prej dorës në dorë të pasanikëve tuaj; atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër,
Choose other languages:

Albanian

Amharic

Azerbaijani

Bengali

Bosnian

Bulgarian

Burmese

Chinese

Danish

Dutch

English

Farsi

Filipino

French

Fulah

German

Gujarati

Hausa

Hindi

Indonesian

Italian

Japanese

Jawa

Kazakh

Khmer

Korean

Kurdish

Kyrgyz

Malay

Malayalam

Norwegian

Pashto

Persian

Polish

Portuguese

Punjabi

Russian

Sindhi

Sinhalese

Somali

Spanish

Swahili

Swedish

Tajik

Tamil

Tatar

Telugu

Thai

Turkish

Urdu

Uyghur

Uzbek

Vietnamese

Yoruba
