Quran Apps in many lanuages:

Surah Saba Ayahs #29 Translated in Albanian

قُلْ لَا تُسْأَلُونَ عَمَّا أَجْرَمْنَا وَلَا نُسْأَلُ عَمَّا تَعْمَلُونَ
Thuaju: “Ju, nuk do të pyeteni për atë që kemi gabuar ne, as që ne do të përgjigjemipër atë që punoni ju”.
قُلْ يَجْمَعُ بَيْنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفْتَحُ بَيْنَنَا بِالْحَقِّ وَهُوَ الْفَتَّاحُ الْعَلِيمُ
Thuaju: “Neve do të na tubojë Zoti ynë, e do të gjykojë në me nesh me të drejtë. Ai është Gjykatës i drejtë, i Gjithëdijshëm”.
قُلْ أَرُونِيَ الَّذِينَ أَلْحَقْتُمْ بِهِ شُرَكَاءَ ۖ كَلَّا ۚ بَلْ هُوَ اللَّهُ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Thuaju: “M’i tregoni ata që ia përshkruani për shok Atij (Perëndisë). Jo, kurrsesi, (nuk do të mund ta bëjnë këtë), por vetëm Ai është Perëndia, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë,
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
dhe thonë: “Kur (do të realizohet) ky premtim, nëse ju thoni të vërtetën?”

Choose other languages: