Quran Apps in many lanuages:

Surah Saba Ayahs #32 Translated in Albanian

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë,
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
dhe thonë: “Kur (do të realizohet) ky premtim, nëse ju thoni të vërtetën?”
قُلْ لَكُمْ مِيعَادُ يَوْمٍ لَا تَسْتَأْخِرُونَ عَنْهُ سَاعَةً وَلَا تَسْتَقْدِمُونَ
Thuaju atyre: “Juve u është caktuar dita të cilën nuk do të mund ta ngadalësoni as për një çast, as ta shpejtoni”.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَنْ نُؤْمِنَ بِهَٰذَا الْقُرْآنِ وَلَا بِالَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ الْقَوْلَ يَقُولُ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لَوْلَا أَنْتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ
Dhe, ata që nuk besojnë, thonë: “Na, nuk do të besojmë kurrësesi në këtë Kur’an, as në ato që kanë qenë para tij (Kur’anit)”. E, sikur t’i shihje zullumqarët kur të ndalen para Zotit të tyre dhe kur t’i shkëmbejnë fjalët me njëri-tjetrin, do t’u thonë ata që konsideroheshin të dobët – atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos kishit qenë ju, na do të ishim muslimanë”.
قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا أَنَحْنُ صَدَدْنَاكُمْ عَنِ الْهُدَىٰ بَعْدَ إِذْ جَاءَكُمْ ۖ بَلْ كُنْتُمْ مُجْرِمِينَ
Ata që madhështoheshin, do t’u thonë atyre që i konsideronin për të dobët: “Vallë, a ne ju kemi penguar nga rruga e drejtë, pasi që ju ka ardhur ajo? Jo, por ju jeni mëkatarë”.

Choose other languages: