Quran Apps in many lanuages:

Surah Fatir Ayahs #45 Translated in Albanian

إِنَّ اللَّهَ يُمْسِكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ أَنْ تَزُولَا ۚ وَلَئِنْ زَالَتَا إِنْ أَمْسَكَهُمَا مِنْ أَحَدٍ مِنْ بَعْدِهِ ۚ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا
Me të vërtetë, Perëndia mbron ekuilibrin e qiejve dhe Tokës nga shkatërrimi. E, nëse ato nisen kah shkatërrimi, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i butë (nuk nxiton për të dënuar), dhe falës (i mëkateve).
وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ لَئِنْ جَاءَهُمْ نَذِيرٌ لَيَكُونُنَّ أَهْدَىٰ مِنْ إِحْدَى الْأُمَمِ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُمْ نَذِيرٌ مَا زَادَهُمْ إِلَّا نُفُورًا
Dhe, ata janë betuar në Perëndinë, me betimin e rëndë (që) nse iu vie paralajmërues, ata – në të vërtetë, do të jenë ndër më të udhëzuarit nga çdo popull tjetër. E, pasi iu erdhi atyre paralajmëruesi, (kjo) vetëm ua shtoi largimin (prej rrugës së drejtë),
اسْتِكْبَارًا فِي الْأَرْضِ وَمَكْرَ السَّيِّئِ ۚ وَلَا يَحِيقُ الْمَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ ۚ فَهَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ الْأَوَّلِينَ ۚ فَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَبْدِيلًا ۖ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَحْوِيلًا
(për) mendjemadhësinë në Tokë dhe dinakëritë e shëmtuara që e godasin vetëm pronarin e tij. Vallë, a presin ata diçka tjetër pos dispozitës së atyre të mëparshmëve? Ti, me të vërtetë, nuk mund të gjesh ndryshim në dispozitën e Perëndisë dhe as që do të gjesh transformim në dispozitën e Perëndisë.
أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَكَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعْجِزَهُ مِنْ شَيْءٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَلِيمًا قَدِيرًا
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, e të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Dhe, Perëndisë nuk mund t’i ikë (shpëtojë) asgjë, (as) në qiej as në Tokë. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَٰكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۖ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيرًا
E, sikur Perëndia t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqia) që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë (e gjallë), por Ai i shtyen ata deri në afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perëndia, me të vërtetë, i sheh mirë robërit e Vet.

Choose other languages: