Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Mulk Ayahs #13 Translated in Albanian

قَالُوا بَلَىٰ قَدْ جَاءَنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِنْ شَيْءٍ إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ
“Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!”
وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ
Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës!”
فَاعْتَرَفُوا بِذَنْبِهِمْ فَسُحْقًا لِأَصْحَابِ السَّعِيرِ
Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës!
إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ
Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh!
وَأَسِرُّوا قَوْلَكُمْ أَوِ اجْهَرُوا بِهِ ۖ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
Flitni ju fshehtas ose haptas, por Ai, me të vërtetë, di çka në zemrat tuaja!

Choose other languages: