Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Hujraat Ayahs #18 Translated in Albanian

قَالَتِ الْأَعْرَابُ آمَنَّا ۖ قُلْ لَمْ تُؤْمِنُوا وَلَٰكِنْ قُولُوا أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ الْإِيمَانُ فِي قُلُوبِكُمْ ۖ وَإِنْ تُطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَا يَلِتْكُمْ مِنْ أَعْمَالِكُمْ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Beduinët (arabët e shkretëtirës) thanë: “Na besojmë”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi përulur!” meqë në zemrat tuaja ende nuk ka hyrë feja si duhet. E, nëse i përuleni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nuk do t’ju pakësohet juve asgjë prej veprave tuaja. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.
قُلْ أَتُعَلِّمُونَ اللَّهَ بِدِينِكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Thuaju (atyre): “Vallë, a ju ta lajmëroni Perëndinë për besimin tuaj, e Perëndia i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë! Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.
يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا ۖ قُلْ لَا تَمُنُّوا عَلَيَّ إِسْلَامَكُمْ ۖ بَلِ اللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَاكُمْ لِلْإِيمَانِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Ata të përkujtojnë ty, (mirësitë), ngase kanë pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos më përkutjoni ju për atë që keni pranuar islamizmin; përkundrazi, Perëndia ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka orientuar në besim, nëse flisni të vërtetën!
إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Perëndia, me të vërtetë; i di fshehtësitë e qiejve dhe Tokës. Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju.

Choose other languages: