Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Hashr Ayahs #16 Translated in Albanian

لَئِنْ أُخْرِجُوا لَا يَخْرُجُونَ مَعَهُمْ وَلَئِنْ قُوتِلُوا لَا يَنْصُرُونَهُمْ وَلَئِنْ نَصَرُوهُمْ لَيُوَلُّنَّ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنْصَرُونَ
nëse do të jenë të dëbuar, ata nuk do të shkojnë me ta; nëse do të jenë të sulmuar, ata nuk do t’i dalin në ndihmë; e nëse u dalin në ndihmë, sigurisht do të ikin, dhe ata do të ngelin pa ndihmë (përgjithmonë).
لَأَنْتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِمْ مِنَ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm (frikësues) se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm.
لَا يُقَاتِلُونَكُمْ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرًى مُحَصَّنَةٍ أَوْ مِنْ وَرَاءِ جُدُرٍ ۚ بَأْسُهُمْ بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
Ata luftojnë me ju duke qenë grumbull vetëm në vende të fortifikuara, ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë kompakt, mirëpo, zemrat e tyre janë të përçara, meqë ata janë njerëz që nuk mendojnë.
كَمَثَلِ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ قَرِيبًا ۖ ذَاقُوا وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Këta janë të ngjashëm me ata që kanë qenë pak para tyre, që e kanë shijuar dënimin e punës së tyre – ata i pret dënimi i dhembshëm!
كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنْسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ
Janë të ngjashëm ata me djallin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet mohues, atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Perëndisë, Zotit të gjithësisë!”

Choose other languages: