Quran Apps in many lanuages:

Surah An-Nisa Ayahs #159 Translated in Albanian

فَبِمَا نَقْضِهِمْ مِيثَاقَهُمْ وَكُفْرِهِمْ بِآيَاتِ اللَّهِ وَقَتْلِهِمُ الْأَنْبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ ۚ بَلْ طَبَعَ اللَّهُ عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا
(Na i mallkuam ata) për shkak e kanë shkelur obligimin, dhe për shkak të mohimit të verseteve të Perëndisë, dhe për shkak të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllef (nuk e ndiejnë të drejtën)”. Jo, por Perëndia ua ka mbyllur ato për shkak të mohimit të tyre – e pak prej tyre kanë besuar –
وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَىٰ مَرْيَمَ بُهْتَانًا عَظِيمًا
edhe për shkak të mohimit të tyre edhe për shkak të fjalës së tyre – akuzave të mëdha kundër Merjemes.
وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا الْمَسِيحَ عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ اللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَٰكِنْ شُبِّهَ لَهُمْ ۚ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُوا فِيهِ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ ۚ مَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا اتِّبَاعَ الظَّنِّ ۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا
Dhe për fjalët e tyre: “Na kemi mbytë Mesihun – Isain të birin e Merjemes, Pejgamberin e Perëndisë”. Por, ata as nuk kanë mbytur as nuk e kanë varë, por iu ka përngja atyre (një person). Ata që bënë polemikë për çështjen e tij, ata me siguri gjenden në dyshim përr të, (Isain). Ata nuk kanë ditur kurrgjë për te, por vetëm u janë mbështetur supozimeve. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë mbytur,
بَلْ رَفَعَهُ اللَّهُ إِلَيْهِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
por, Perëndia e ka ngritur pranë Vetes (në një vend që nuk e arrijnë njerëzit). Se Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
وَإِنْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا
Të gjithë ithtarët e Librit, para se të vdesin, - do t’i besojnë Isait (që është Profet, e jo zot); e, në Ditën e Kijametit, ai (Isai), do të jetë dëshmitar kundër tyre.

Choose other languages: