Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Kahf Ayahs #86 Translated in Albanian

وَأَمَّا الْجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَامَيْنِ يَتِيمَيْنِ فِي الْمَدِينَةِ وَكَانَ تَحْتَهُ كَنْزٌ لَهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَالِحًا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَنْ يَبْلُغَا أَشُدَّهُمَا وَيَسْتَخْرِجَا كَنْزَهُمَا رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ ۚ وَمَا فَعَلْتُهُ عَنْ أَمْرِي ۚ ذَٰلِكَ تَأْوِيلُ مَا لَمْ تَسْطِعْ عَلَيْهِ صَبْرًا
e sa i përket atij murit, - ai u takonte dy djelmoshave bonjakë në qytet, e nën at (mur) gjendej një thesar i tyre. E, babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiroi që ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre; - kjo është mëshira e Zotit tënd. Unë këtë, nuk e kam bërë sipas gjykimit tim (por, me urdhër të Perëndisë). Ky është, shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’mund u durove!
وَيَسْأَلُونَكَ عَنْ ذِي الْقَرْنَيْنِ ۖ قُلْ سَأَتْلُو عَلَيْكُمْ مِنْهُ ذِكْرًا
Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”.
إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ سَبَبًا
Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur)
فَأَتْبَعَ سَبَبًا
dhe, ai u nis në një rrugë.
حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ الشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِي عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِنْدَهَا قَوْمًا ۗ قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَنْ تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَنْ تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا
Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”.

Choose other languages: