Quran Apps in many lanuages:

Surah At-Tahrim Ayahs #7 Translated in Albanian

وَإِذْ أَسَرَّ النَّبِيُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَاجِهِ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِ وَأَظْهَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُ وَأَعْرَضَ عَنْ بَعْضٍ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِ قَالَتْ مَنْ أَنْبَأَكَ هَٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ الْعَلِيمُ الْخَبِيرُ
Kur Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij; e ajo pastaj e shpalli këtë fjalë, - e Perëndia ia zbuloi këtë Pejgamberit – ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty për këtë (se nuk e paskam ruajtur bisedën e fshehtë)?” Ai i tha: Ma tregoi ai që di gjithçka dhe të cilit çdo gjë i është e njohur.
إِنْ تَتُوبَا إِلَى اللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِنْ تَظَاهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَوْلَاهُ وَجِبْرِيلُ وَصَالِحُ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ
Nëse ju të dyja pendoheni te Perëndia, se zemrat tuaja kanë anuar (Perëndia ju falë). Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij (kurrgjë nuk mund të arrini), se, me të vërtetë, Perëndia është mbrojtësi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë engjëjt janë përkrahësit e tij.
عَسَىٰ رَبُّهُ إِنْ طَلَّقَكُنَّ أَنْ يُبْدِلَهُ أَزْوَاجًا خَيْرًا مِنْكُنَّ مُسْلِمَاتٍ مُؤْمِنَاتٍ قَانِتَاتٍ تَائِبَاتٍ عَابِدَاتٍ سَائِحَاتٍ ثَيِّبَاتٍ وَأَبْكَارًا
Në qoftë se ju lëshon ai juve, Zoti i tij mund t’ia zëvendësojë ato – atij, me gra më të mira se ju: muslimane dhe besimtare, përulëse, penduese, lutëse (shumë) agjëruese, të veja dhe vasha.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَائِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ
O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَعْتَذِرُوا الْيَوْمَ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
O ju që nuk keni besuar! Mos u arsyetoni sot, sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë.

Choose other languages: