Quran Apps in many lanuages:

Surah An-Nisa Ayahs #176 Translated in Albanian

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمْ بُرْهَانٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُبِينًا
O njerëz! Me të vërtetë, ju ka ardhë dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur një Dritë (Kur’anin) të dukshme.
فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَاعْتَصَمُوا بِهِ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِي رَحْمَةٍ مِنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا
E, ata që besojnë Perëndinë dhe i përmbahen fort Atij (dispozitave të Perëndisë), Ai do t’i shpie në mëshirën dhe mirësinë e Tij, do t’i udhëzojë ata kah Ai në rrugën e drejtë.
يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ اللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِي الْكَلَالَةِ ۚ إِنِ امْرُؤٌ هَلَكَ لَيْسَ لَهُ وَلَدٌ وَلَهُ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفُ مَا تَرَكَ ۚ وَهُوَ يَرِثُهَا إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهَا وَلَدٌ ۚ فَإِنْ كَانَتَا اثْنَتَيْنِ فَلَهُمَا الثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ ۚ وَإِنْ كَانُوا إِخْوَةً رِجَالًا وَنِسَاءً فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنْثَيَيْنِ ۗ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ أَنْ تَضِلُّوا ۗ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Perëndia u jep vendim per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes njeriu që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo që ka lënë ai, e ai (vëllau) e trashëgon atë, nëse ajo nuk ka fëmijë. Nëse janë dy motra, ato trashëgojnë dy të tretat nga ajo që ka lënë ai. Në qofshin trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa dy femra (motra). Perëndia ju shpjegon këto, që të mos humbni rrugën ju. Se, Perëndia, me të vërtetë, di çdo gjë.

Choose other languages: