Surah An-Nisa Ayahs #166 Translated in Albanian
لَٰكِنِ الرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ مِنْهُمْ وَالْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ ۚ وَالْمُقِيمِينَ الصَّلَاةَ ۚ وَالْمُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالْمُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أُولَٰئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا
Por disa nga ata (Hebrenjt), të cilët janë udhëzuar plotësisht në dijeni dhe muslimanët, - ata besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhammed!) dhe në atë, që është shpallur para teje; e atyre që falin namazin dhe ndajnë zeqatin, dhe atyre që i besojnë Perëndisë dhe Ditën e Kijametit, - këtyre, me siguri do t’u japim shpërblim të madh.
إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَىٰ نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِنْ بَعْدِهِ ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَارُونَ وَسُلَيْمَانَ ۚ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا
Na të kemi dërguar ty shpalljen, ashtu siç i kemi dërguar shpallje Nuhit, dhe pejgamberëve pas tij; e, Ne iu kemi dërguar shpallje edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit, edhe Isait, edhe Ejjupit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit. E, Dautit ia kemi dhënë (Librin) Zeburin.
وَرُسُلًا قَدْ قَصَصْنَاهُمْ عَلَيْكَ مِنْ قَبْلُ وَرُسُلًا لَمْ نَقْصُصْهُمْ عَلَيْكَ ۚ وَكَلَّمَ اللَّهُ مُوسَىٰ تَكْلِيمًا
(Na kemi dërguar) edhe pejgamberë, për të cilët, të kemi treguar më parë dhe pejgamberë për të cilët nuk të kemi treguar ty. E, Perëndia, me siguri, ka biseduar me Musain.
رُسُلًا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
(Na kemi dërguar) pejgamberë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Perëndisë, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
لَٰكِنِ اللَّهُ يَشْهَدُ بِمَا أَنْزَلَ إِلَيْكَ ۖ أَنْزَلَهُ بِعِلْمِهِ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ يَشْهَدُونَ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا
Perëndia dëshmon Profetninë tënde (o Muhammed!) me atë që ta ka shpallur ty, të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij – edhe engjëjt dëshmojnë (këtë), e Perëndia, të mjafton ty dëshmitar.
Choose other languages:

Albanian

Amharic

Azerbaijani

Bengali

Bosnian

Bulgarian

Burmese

Chinese

Danish

Dutch

English

Farsi

Filipino

French

Fulah

German

Gujarati

Hausa

Hindi

Indonesian

Italian

Japanese

Jawa

Kazakh

Khmer

Korean

Kurdish

Kyrgyz

Malay

Malayalam

Norwegian

Pashto

Persian

Polish

Portuguese

Punjabi

Russian

Sindhi

Sinhalese

Somali

Spanish

Swahili

Swedish

Tajik

Tamil

Tatar

Telugu

Thai

Turkish

Urdu

Uyghur

Uzbek

Vietnamese

Yoruba
