Quran Apps in many lanuages:

Surah An-Naml Ayahs #71 Translated in Albanian

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَإِذَا كُنَّا تُرَابًا وَآبَاؤُنَا أَئِنَّا لَمُخْرَجُونَ
Dhe, mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallmi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé?
لَقَدْ وُعِدْنَا هَٰذَا نَحْنُ وَآبَاؤُنَا مِنْ قَبْلُ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ
Me të vërtetë, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, këto, me të vërtetë, nuk janë tjetër, pos trillime të popujve të lashtë”.
قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُجْرِمِينَ
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë – e shikoni si ka qenë fundi i mëkatarëve!”
وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُنْ فِي ضَيْقٍ مِمَّا يَمْكُرُونَ
Dhe, mos u pikëllo ti për shkak të tyre, dhe mos u ngushto ti – për pështjellimet e tyre.
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Dhe, ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim (diftona) nëse thuani të vërtetën?”

Choose other languages: