Quran Apps in many lanuages:

Surah An-Naml Ayahs #34 Translated in Albanian

إِنَّهُ مِنْ سُلَيْمَانَ وَإِنَّهُ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Ajo (letër) është nga Sulejmani dhe citon: “Me emër të Perëndisë, Mëshiruesit dhe Përdëllimtarit të Madh!
أَلَّا تَعْلُوا عَلَيَّ وَأْتُونِي مُسْلِمِينَ
Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur!
قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي أَمْرِي مَا كُنْتُ قَاطِعَةً أَمْرًا حَتَّىٰ تَشْهَدُونِ
(Mbretëresha) tha: “O pari, më këshilloni se ç’duhet të bëjë në këtë çështje time! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”
قَالُوا نَحْنُ أُولُو قُوَّةٍ وَأُولُو بَأْسٍ شَدِيدٍ وَالْأَمْرُ إِلَيْكِ فَانْظُرِي مَاذَا تَأْمُرِينَ
Ata thanë: “Na jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por puna është te ti, andaj mendo mirë se ç’do të urdhërosh!”
قَالَتْ إِنَّ الْمُلُوكَ إِذَا دَخَلُوا قَرْيَةً أَفْسَدُوهَا وَجَعَلُوا أَعِزَّةَ أَهْلِهَا أَذِلَّةً ۖ وَكَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ
Ajo tha: “Me siguri, kur sundimtarët e pushtojnë ndonjë vendbanim, e çrregullojnë atë dhe i poshtërojnë banorët e tyre autoritativë. Kështu veprojnë ata.

Choose other languages: