Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Mulk Ayahs #21 Translated in Albanian

أَمْ أَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ
Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime!
وَلَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ
Me të vërtetë, i kanë konsideruar gënjeshtarë ata që kanë qenë përpara këtyre. E sa i ashpër ka qenë dënimi (pezmi) Im!
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَافَّاتٍ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا الرَّحْمَٰنُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ بَصِيرٌ
A thua nuk po i shohin ata shpendët mbi kokat e tyre, se si fluturojnë, duke i hapur dhe mbledhur krahët? Askush nuk i mbanë ata, përveç Zotit Mëshirues; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.
أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ جُنْدٌ لَكُمْ يَنْصُرُكُمْ مِنْ دُونِ الرَّحْمَٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ
Ose, kush është ai që do të jetë ushtria e juaj, që t’u ndihmojë juve, përveç Mëshiruesit? Jobesimtarët janë vetëm në mashtrim, (s’ka ushtarë për ju).
أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَلْ لَجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ
Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta).

Choose other languages: