Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Kahf Ayahs #96 Translated in Albanian

ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا
Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë kah veriu).
حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِنْ دُونِهِمَا قَوْمًا لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا
Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
قَالُوا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰ أَنْ تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, - me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë (popuj) ngatërrestarë në Tokë. A don të të japim dhuratë që të ndërtosh pendën në mes nesh dhe atyre?”
قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيْرٌ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا
(Dhulkarnejni) tha: “Atë që ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga ajo që ofroni ju), por më ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do të ndërtoj një pendë në mes jush e atyre.
آتُونِي زُبَرَ الْحَدِيدِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ الصَّدَفَيْنِ قَالَ انْفُخُوا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَعَلَهُ نَارًا قَالَ آتُونِي أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا
Më sillni copa hekuri!” E, kur ai i rrafshoi dy anët e bjeshkëve, tha: “Fryeni zjarrit, përderisa hekuri të mos skuqet si zjarri”. Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hudhi në të”.

Choose other languages: