Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Hashr Ayahs #5 Translated in Albanian

سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Perëndinë e falenderon çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْرِ ۚ مَا ظَنَنْتُمْ أَنْ يَخْرُجُوا ۖ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ مَانِعَتُهُمْ حُصُونُهُمْ مِنَ اللَّهِ فَأَتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا ۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ ۚ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُمْ بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِي الْمُؤْمِنِينَ فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
Ai është që i ka dëbuar për here të pare prej shtëpive të tyre, ata të cilët nuk kanë besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do të shkojnë, kurse ata kanë menduar se kështjellat e tyre do t’i mbrojnë nga dënimet e Perëndisë, por dënimi i Perëndisë u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë!
وَلَوْلَا أَنْ كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْهِمُ الْجَلَاءَ لَعَذَّبَهُمْ فِي الدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُ النَّارِ
Sikur mos ta kishte caktuar Perëndia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë jetë, por ata në jetën tjetër i pret dënimi në zjarr,
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۖ وَمَنْ يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër.
مَا قَطَعْتُمْ مِنْ لِينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَىٰ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ
Ato palme hurmesh që i keni prerë ju ose i keni lënë të qëndrojnë vertikalisht – i keni bërë me miratimin e Perëndisë dhe që Ai (Perëndia) t’i poshtërojë ngatërrestarët.

Choose other languages: