Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Baqara Ayahs #171 Translated in Albanian

وَقَالَ الَّذِينَ اتَّبَعُوا لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّءُوا مِنَّا ۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ اللَّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ ۖ وَمَا هُمْ بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ
E (atëherë), pasuesit kanë për të thënë: “Ah, sikur të kishte edhe një kthim për ne, e të heqim dorë prej tyre, dikundër që hoqën dorë ata prej nesh!” Që kështu, Perëndia ua rrëfen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
يَا أَيُّهَا النَّاسُ كُلُوا مِمَّا فِي الْأَرْضِ حَلَالًا طَيِّبًا وَلَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ ۚ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ
O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato që gjenden në Tokë, që janë të lejueshme dhe të mira dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Se ai është armik i përbetuar i juaji.
إِنَّمَا يَأْمُرُكُمْ بِالسُّوءِ وَالْفَحْشَاءِ وَأَنْ تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
Ai vetëm ju nxitë në të këqija dhe në vepra të turpshme dhe të flisni kundër Perëndisë ato gjëra që nuk i dini.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۗ أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ
E kur atyre t’ju thuhet: “ndiqeni Shpalljen (Kur’anin) e Perëndisë!” – Ata përgjigjen: “Jo! Na ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” – Vallë! Edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe kur nuk kanë qenë në rrugën e drejtë?!
وَمَثَلُ الَّذِينَ كَفَرُوا كَمَثَلِ الَّذِي يَنْعِقُ بِمَا لَا يَسْمَعُ إِلَّا دُعَاءً وَنِدَاءً ۚ صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لَا يَعْقِلُونَ
Mohuesit i shëmbëllejnë çobanit (bariut) i cili i thërret shtazët, të cilat dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s’kuptojnë asgjë. (Ata janë) të shurdhër, memecë dhe verbët, e nuk mendojnë asgjë.

Choose other languages: