Surah At-Tahrim Ayahs #12 Translated in Albanian
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ ۖ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
O ju që kei besuar! Pendohuni sinqerisht te Perëndia, se Zoti juaj mund t’ua shlyejë gabimet tuaja e t’ju shpiejë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, në Ditën në të cilën Perëndia nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që bashkë me të kanë besuar; drita e tyre ecë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë, plotësona dritën tonë dhe falna neve, sepse, Ti, me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm.
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ جَاهِدِ الْكُفَّارَ وَالْمُنَافِقِينَ وَاغْلُظْ عَلَيْهِمْ ۚ وَمَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë skëterra. E, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ كَفَرُوا امْرَأَتَ نُوحٍ وَامْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئًا وَقِيلَ ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ
Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!”
وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
E, Perëndia jep shembull për ata që besojnë – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhennet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!”
وَمَرْيَمَ ابْنَتَ عِمْرَانَ الَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِنْ رُوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَاتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِ وَكَانَتْ مِنَ الْقَانِتِينَ
dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë. Ajo u besonte fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij, dhe ajo ishte nga personat që luteshin shumë.
Choose other languages:

Albanian

Amharic

Azerbaijani

Bengali

Bosnian

Bulgarian

Burmese

Chinese

Danish

Dutch

English

Farsi

Filipino

French

Fulah

German

Gujarati

Hausa

Hindi

Indonesian

Italian

Japanese

Jawa

Kazakh

Khmer

Korean

Kurdish

Kyrgyz

Malay

Malayalam

Norwegian

Pashto

Persian

Polish

Portuguese

Punjabi

Russian

Sindhi

Sinhalese

Somali

Spanish

Swahili

Swedish

Tajik

Tamil

Tatar

Telugu

Thai

Turkish

Urdu

Uyghur

Uzbek

Vietnamese

Yoruba
