Quran Apps in many lanuages:

Surah Al-Hujraat Ayahs #7 Translated in Albanian

إِنَّ الَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَاتَهُمْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ امْتَحَنَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ
Me të vërtetë, ata që ulin zërin para (në prezencën e) Pejgamberit të Perëndisë – e ata janë (ata), zemrat e të cilëve Perëndia i ka kalitur për besim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
إِنَّ الَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِنْ وَرَاءِ الْحُجُرَاتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ
Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty pas (mureve) të dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojnë.
وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُوا حَتَّىٰ تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
E sikur të durojnë ata deri sa t’ju dalish ti atyre, do të ishte më mirë për ta; e Perëndia ësht falës dhe mëshirues.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَىٰ مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ
O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar.
وَاعْلَمُوا أَنَّ فِيكُمْ رَسُولَ اللَّهِ ۚ لَوْ يُطِيعُكُمْ فِي كَثِيرٍ مِنَ الْأَمْرِ لَعَنِتُّمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ حَبَّبَ إِلَيْكُمُ الْإِيمَانَ وَزَيَّنَهُ فِي قُلُوبِكُمْ وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ الْكُفْرَ وَالْفُسُوقَ وَالْعِصْيَانَ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الرَّاشِدُونَ
Dhe, dijeni se në mes jush gjendet Pejgamberi i Perëndisë; sikur ai t’ju dëgjonte juve në shumë gjëra, ju do të kishit pësuar; por Perëndia disave prej jush ua ka bërë të këndshëm besimin dhe ua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngatërresat dhe mëkatet. Të tillët janë në rrugën e drejtë,

Choose other languages: